Volkswagen ka zhvilluar një sistem të ri hibrid të plotë (full hybrid), i cili kombinon ngasjen e përkohshme elektrike me efikasitet të lartë dhe autonomi më të madhe. Sistemi i ri do të përdoret në modelet Golf Hybrid dhe T-Roc Hybrid duke filluar nga tremujori i katërt i këtij viti.
Sistemi i ri përbëhet nga një motor benzinë turbo 1.5-litërsh me katër cilindra, një motor elektrik dhe një bateri me kapacitet 1.6 kWh e vendosur nën bagazh. Fuqia transmetohet vetëm në rrotat e përparme përmes një kutie automatike me shtatë shpejtësi dhe dy tufë (DSG).
Edhe pse ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, besohet se sistemi hibrid do të ofrohet në dy versione fuqie – rreth 136 dhe 170 kuaj/fuqi.
Parimi i funksionimit është i ngjashëm me sistemin e Honda-s e:HEV. Në kushte normale vozitjeje, makina përdor motorin elektrik, ndërsa motori me djegie punon si gjenerator për të karikuar baterinë.
Në shpejtësi më të larta, motori benzinë merr rolin kryesor të lëvizjes, ndërsa motori elektrik ndihmon kur nevojitet më shumë fuqi. Në shpejtësi të ulëta, sistemi mund të funksionojë vetëm me energji elektrike, por autonomia në këtë mënyrë është ende e kufizuar.
Volkswagen thotë se ky sistem ul konsumin e karburantit dhe emetimet, ndërsa është më i lirë se hibridët plug-in dhe nuk kërkon karikim nga jashtë.
Modelet e reja Golf Hybrid dhe T-Roc Hybrid pritet të dalin në treg në fund të vitit 2026. /Telegrafi/