Chelsea qëndron pas trajnerit Xabi Alonso edhe pse po kalon javë të vështira, raporton gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano.
Sipas Romanos, drejtuesit e klubit londinez nuk kanë nisur asnjë diskutim të brendshëm për të ardhmen e spanjollit. Ata e shohin Alonson si trajner të nivelit të lartë dhe si zgjedhjen ideale për planin afatgjatë të klubit.
Romano shton se pozita e tij nuk është në rrezik dhe se klubi ka besim të plotë në punën që po bën. Mbështetja vjen në një moment kur ekipi po përballet me presion nga rezultatet e fundit.
Chelsea është në vendin e 8-të në Premier League, me 16 pikë pas 11 ndeshjesh: 5 fitore, 1 barazim dhe 5 humbje./IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

