KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Volkswagen po shqyrton mundësinë e shuarjes së Seat

Volkswagen po shqyrton mundësinë e shuarjes së Seat

Grupi gjerman Volkswagen po shqyrton mundësinë e ndërprerjes graduale të prodhimit të veturave nën markën spanjolle Seat deri në fund të kësaj dekade, në një kohë kur vëmendja e tij po përqendrohet gjithnjë e më shumë te Cupra.

Megjithatë, ende nuk ka një vendim zyrtar për të ardhmen e Seat-it. Drejtori ekzekutiv i të dyja markave, Markus Haupt, ka bërë të ditur se kompania vazhdon të investojë në Seat dhe se vitin e ardhshëm pritet të prezantojë modele të reja me teknologji të butë hibride.

Në një intervistë për revistën Autocar, gjatë Panairit të Automobilave në Paris, Haupt pranoi se ndërprerja graduale e aktivitetit të Seat-it është një nga skenarët që po shqyrtohen, por jo domosdoshmërisht vendimi përfundimtar.

Ai theksoi se e ardhmja e markës mund të varet nga rregulloret e ardhshme për emetimet dhe nga kërkesat e konsumatorëve.

“E dimë se emetimet e CO2 tashmë luajnë një rol të rëndësishëm, ndërsa nga viti 2030 rregullat do të bëhen edhe më të rrepta. Megjithatë, ekziston mundësia e një qasjeje më fleksibile, e cila mund të ndikojë drejtpërdrejt në vendimet tona”, deklaroi Haupt.

Pavarësisht pasigurisë për të ardhmen e Seat-it, marka spanjolle vazhdon të ketë një vend të rëndësishëm në tregun e automobilave, veçanërisht falë modeleve që ofrojnë një raport të mirë mes performancës dhe çmimit.

Për momentin, mbetet e paqartë se kur Volkswageni do të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e markës, ndërsa investimet e paralajmëruara dhe modelet e reja hibride tregojnë se aktiviteti i saj po vazhdon të paktën edhe në periudhën e afërt. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.