KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Vlerat e kapitalit njerëzor: si e ndërtoi DBS Group avantazhin që e diferencon

Vlerat e kapitalit njerëzor: si e ndërtoi DBS Group avantazhin që e diferencon

Një nga historitë më të qëndrueshme të suksesit në industrinë prodhuese shqiptare është ndërtuar mbi një bindje të vetme: kapitali njerëzor është burimi më i rëndësishëm i një kompanie. Për më shumë se dhjetë vjet, DBS Group e ka vënë këtë bindje në qendër të çdo vendimi, duke e bërë të qartë se njerëzit e saj janë pika e nisjes së çdo rritjeje.

Çfarë nisi në vitin 2014 si një strukturë prodhuese me hapësirë modeste, e mundësuar nga një partneritet strategjik me Decathlon, është shndërruar sot në një qendër industriale ku mbi 800 punonjës punojnë me standarde teknike dhe organizative të krahasueshme me ato të Evropës Qendrore. Me një sipërfaqe operimi mbi 17,600 m² dhe një zinxhir të integruar prej më shumë se 7 proceseve industriale, DBS prodhon veshje teknike për marka të njohura globalisht, si Quechua, Kalenji, The North Face, Salewa, Dynafit, etj dhe renditet ndër katër kompanitë më të mëdha në Evropë në këtë industri.

DBS Group është pjesë e një grupi industrial me mbi 20 vjet aktivitet në zonën panevropiane, dhe prania e saj në Shqipëri është rezultat i një strategjie të mirëmenduar. Ajo synon një model zhvillimi të balancuar dhe afatgjatë, ku rritja ekonomike ecën paralelisht me përmirësimin e kushteve të punës, formimin profesional dhe ndërtimin e vlerës sociale.

Historia e DBS tregon se kapitali njerëzor nuk është një zë në raportin vjetor, por një vendim që merret çdo ditë: si zgjidhen njerëzit, si zhvillohen, si trajtohen dhe sa u besohet. Siç thotë Drejtori i Përgjithshëm i DBS Group, z. Elidon Avrami: “Në qendër të filozofisë sonë qëndron njeriu. Ne pretendojmë që punonjësit tanë të jenë dhe të trajtohen si pjesëmarrës aktivë në suksesin e kompanisë, me mundësi reale për zhvillim profesional, rritje të standardeve të punës dhe përfitime personale të qëndrueshme.” Çmimin dhe teknologjinë konkurrenti mund t’i kopjojë. Një ekip që është rritur bashkë për dhjetë vjet, jo.

Në këtë mënyrë, DBS ka ndërtuar me kalimin e viteve një marrëdhënie besimi të ndërsjellë me punonjësit e saj, me administratën publike shqiptare, me partnerët financiarë dhe me ata industrialë. Kjo ka forcuar pozicionin e kompanisë si aktor serioz dhe i qëndrueshëm në treg. DBS e shikon veten si protagoniste afatgjatë të industrisë shqiptare, dhe si arkitekte e një realiteti që krijon përfitime për të gjithë ata që kontribuojnë në performancën e saj. Për një kompani me këtë synim, këto nuk janë tema teorike. Janë themeli mbi të cilin është ndërtuar rritja e saj.

Presidenti i grupit, z. Gabriele Canton, e përmbledh kështu: “Vlerat tona mbeten udhërrëfyesi i çdo vendimi, ndërsa vizioni ynë afatgjatë na nxit të përmirësohemi vazhdimisht me bindjen se suksesi i Grupit DBS buron, mbi të gjitha, nga njerëzit që e bëjnë të mundur.”

Pse DBS Group iu bashkua Business Reset?

Pikërisht kjo përvojë e bëri DBS Group të përqafonte që nga fillimi Business Reset, konferencën që zhvillohet më 15 Tetor në Hotel Marriott Tiranë. Organizuar nga Oz Marketing, Business Reset sjell së bashku 450 vendimmarrës nga Teknologjia, Marketingu dhe Burimet Njerëzore. Një nga qëllimet e saj është të vërë në dukje rëndësinë e burimeve njerëzore në 360 gradë, si një nga shtyllat më të rëndësishme të një kompanie sot.

Kjo do të thotë ta shohësh HR-in jo vetëm si rekrutim: si gjenden dhe zgjidhen njerëzit, si ndërtohen shkallët e drejta të pagave, si zhvillohen liderët, si krijohet një kulturë organizative e fortë dhe si ndërtohet harmonia brenda ekipit.

Këto tema do të trajtohen gjatë ditës, nga Main Stage deri te workshop-et praktike të pasdites, me folës dhe ekspertë të fushës, përfshirë tregun e rekrutimit, strategjinë e pagave, udhëheqjen dhe personalitetin në punë. DBS Group e sjell përvojën e saj në këtë bisedë si një shembull konkret se çfarë ndodh kur kapitali njerëzor merret seriozisht. Për drejtuesit e kompanive dhe ekipet e HR-it, dita ofron raste praktike, jo teori: nëntë workshop-e në tre fusha (HR, Marketing dhe Teknologji), ku secili zgjedh temat që i interesojnë, si dhe mundësinë të takojë kolegë dhe ekspertë të fushës.

Mesazhi që Business Reset dhe DBS Group ndajnë është i njëjtë: lidershipi, kultura organizative dhe besimi i ndërtuar me kohë janë themeli i një avantazhi konkurrues afatgjatë.

Biletat dhe programi i plotë: businessreset.al

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.