KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

VLEN paralajmëron investim prej 74 milionë euro në shëndetësi, përfshirë dhe Spitalin klinik në Tetovë

VLEN paralajmëron investim prej 74 milionë euro në shëndetësi, përfshirë dhe Spitalin klinik në Tetovë

Koalicioni VLEN informoi se rajoni i Pollogut pritet të përfitojë nga një investim i madh në sektorin e shëndetësisë, i cili synon modernizimin e plotë të Spitalit Klinik në Tetovë.

Sipas kumtesës së koalicionit VLEN, projekti kap vlerën prej rreth 74 milionë euro dhe konsiderohet si ndër investimet më të mëdha shëndetësore të realizuara ndonjëherë në këtë zonë.

Projekti përfshin rikonstruimin e kapaciteteve ekzistuese, ndërtimin e pavijoneve të reja dhe pajisjen me teknologji moderne, me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për pacientët. Nga ky investim pritet të përfitojnë drejtpërdrejt mbi 250 mijë qytetarë, duke reduktuar nevojën për trajtim jashtë rajonit.

Nga VLEN theksojnë se ky projekt do të ndikojë ndjeshëm në rritjen e kapaciteteve shëndetësore në Pollog, duke krijuar kushte më të mira për pacientët dhe stafin mjekësor. Ata shtojnë se, pas viteve të gjata mungese investimesh, ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të sistemit shëndetësor në rajon.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.