KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Sot mbyllet xhiro e nëntë në Superligën e Kosovës me një super ndeshje

Sot mbyllet xhiro e nëntë në Superligën e Kosovës me një super ndeshje

Sot (e enjte) është në program për t’u luajtur ndeshja e fundit e xhiros së nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas dy ndeshjeve gjatë të martës dhe dy gjatë të mërkurës, radhën e ka ndeshja e vetme e lënë për ditën e enjte.

Megjithatë, kjo ndeshja po pritet me entuziazëm të madh, pasi luajnë pikërisht dy ekipet liderë të kampionatit, Malisheva dhe Prishtina.

Malisheva është nikoqire e Prishtinës në stadiumin Liman Gegaj, me ndeshjen e paraparë të luhet nga ora 14:00.

Ky takim është shumë i rëndësishëm për dy ekipet, pasi kërkojnë ta mbyllin fazën e parë të ndeshjeve si lider dhe të krijojnë distancë.

Ndryshe, në vikend luhet xhiro e radhës, e 10-ta në kampionat. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.