KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

VLEN: Paga minimale u rrit për 67% më shumë krahasuar me periudhën 2016–2018

VLEN: Paga minimale u rrit për 67% më shumë krahasuar me periudhën 2016–2018

VLEN vlerëson se të dhënat për pagën minimale në Maqedoninë e Veriut tregojnë dallime mes politikave të pagave në periudhën 2016–2018 dhe asaj 2024–2026, duke theksuar se rritja e të ardhurave të punëtorëve është një nga faktorët kryesorë për përmirësimin e standardit jetësor.

Sipas të dhënave të publikuara nga ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, paga minimale neto nga 22.567 denarë në vitin 2024 është rritur në 24.379 denarë në vitin 2025, ndërsa në vitin 2026 arrin në 26.046 denarë. Kjo përfaqëson një rritje totale prej 3.479 denarësh.

Në krahasim, gjatë periudhës 2016–2018, paga minimale ishte rritur nga 10.080 në 12.165 denarë, ose për 2.085 denarë. Sipas VLEN-it, rritja nominale në dy vitet e para të mandatit aktual është rreth 67% më e lartë, përkatësisht 1.394 denarë më shumë.

Nga VLEN theksojnë se, krahas të dhënave për pagën mesatare, edhe shifrat për pagën minimale e rikthejnë në fokus çështjen e të ardhurave të punëtorëve dhe fuqisë së tyre blerëse.

Sipas VLEN-it, rëndësi ka që rritja ekonomike dhe politikat e pagave të përkthehen në përmirësim konkret të jetës së qytetarëve, si dhe në rritjen e mundësive të familjeve për të përballuar shpenzimet e përditshme.

VLEN deklaron se do të vazhdojë të mbështesë politika që synojnë rritjen e pagave, përmirësimin e kushteve të punës dhe forcimin e standardit jetësor, me synimin që përfitimet ekonomike të ndihen drejtpërdrejt nga qytetarët.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.