KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Stuhia “Boelo” drejt Britanisë, paralajmërohet rrezik për jetën nga erërat deri në 129 km/h

Stuhia “Boelo” drejt Britanisë, paralajmërohet rrezik për jetën nga erërat deri në 129 km/h

Zyra Meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar paralajmërime të reja për rrezik për jetën në disa pjesë të vendit, pasi stuhia “Boelo” pritet të sjellë reshje të dendura shiu dhe erëra të fuqishme.

Stuhia e dytë e emërtuar e këtij sezoni po i afrohet Britanisë menjëherë pas stuhisë “Austen”, e cila të premten shkaktoi dëme të shumta. Mijëra familje në Cornwall mbetën pa energji elektrike, ndërsa disa shkolla u detyruan të mbyllnin dyert.

Të shtunën, autoritetet britanike lëshuan paralajmërime të nivelit portokalli për Skocinë, Irlandën e Veriut dhe pjesën veriore të Anglisë. Shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 70 milje në orë, ndërsa në zonat bregdetare mund të shkojë deri në 80 milje në orë, përkatësisht rreth 129 kilometra në orë.

Një tjetër paralajmërim portokalli është lëshuar për disa pjesë të Irlandës së Veriut, ndërsa paralajmërime të nivelit të verdhë për reshje shiu janë dhënë edhe për Uellsin dhe disa zona të Anglisë, shkruan Independent, transmeton Klankosova.tv

Zëvendëskryemeteorologu i Zyrës Meteorologjike, Mark Sidaway, tha se stuhia mund të shkaktojë pasoja serioze në disa pjesë të vendit.

“Ka disa paralajmërime për mot të rëndë për shkak të stuhisë ‘Boelo’, përfshirë një paralajmërim portokalli për të gjithë territorin e Skocisë kontinentale, disa pjesë të Irlandës së Veriut dhe veriun ekstrem të Anglisë. Në disa zona, erërat mund të arrijnë deri në 80 milje në orë”, deklaroi ai.

Sipas tij, edhe në zona të tjera priten erëra me shpejtësi prej 50 deri në 60 milje në orë, ndërsa reshjet e dendura mund të shkaktojnë probleme të tjera.

Ndërkohë, në Angli janë në fuqi tri paralajmërime për përmbytje dhe 14 alarme për rrezik nga vërshimet.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.