Autorja anglezo-kosovare Elizabeth Gowing do të promovojë sonte librin e saj më të ri, “The First Bllok: The lives of a Kosovan neighbourhood”.
Promovimi do të mbahet nga ora 17:30, në hapësirën kulturore Lavjerr’s, në Prishtinë.
Përmes këtij libri, Gowing sjell rrëfime mbi jetët, përvojat dhe historitë e një prej lagjeve më të vjetra të kryeqytetit, duke e vendosur vëmendjen te njerëzit dhe kujtimet që i japin identitet një komuniteti.
Ky takim do të jetë një mundësi për lexuesit që të njihen më nga afër me librin dhe autoren, si dhe të bashkëbisedojnë rreth historive që frymëzojnë veprën./KlanKosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

