KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

VLEN: Duke garantuar se Grubi është i pafajshëm, Ahmeti në fakt po punon që ai të dënohet

VLEN: Duke garantuar se Grubi është i pafajshëm, Ahmeti në fakt po punon që ai të dënohet

Nga VLEN sot theksojnë se Ali Ahmeti duke garantuar se Grubi është i pafajshëm, në fakt po punon që ai të dënohet

“Sa më shumë që Ali Ahmeti përpiqet ta shpëtojë Artan Grubin, aq më shumë duket se po e bën kurban. Edhe herën e kaluar, kur garantonte se nuk do të kishte aktakuzë dhe se Grubi do të dilte në liri, ndodhi krejt e kundërta. Grubit iu vazhdua paraburgimi dhe nisi procedura kundër tij.

Çfarë po përpiqet të parandalojë Ahmeti? A ka frikë nga ajo që Grubi mund të thotë? Apo po e sakrifikon me vetëdije, duke menduar se kështu do t’ia hapë vetes rrugën për t’u kthyer në pushtet?

Duke garantuar se Grubi është i pafajshëm, Ahmeti në fakt po punon që ai të dënohet.

Presioni publik dhe politik ndaj gjykatës, në një rast ku përfshihet një person nga lista e zezë e SHBA-së, mund të prodhojë vetëm efektin e kundërt. Kjo lojë kumari e Ahmetit vetëm sa po ia përshpejton pensionimin politik. Është çështje kohe kur pakënaqësia brenda BDI-së do të dalë në sipërfaqe.

Prej dy vitesh u shet përralla mbështetësve të vet se gjoja sot a nesër do të kthehen në Qeveri. Nuk u kthyen, ndërsa në zgjedhjet lokale pësuan debakël. Tani po përpiqet që edhe rastin e Grubit ta kthejë në një tjetër bixhoz politik. Vetëm se këtë herë në lojë nuk është vetëm Grubi, por edhe vetë Ahmeti

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.