KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vjosa Osmani nga Kaçaniku i historisë: Rruga jonë vazhdon me punë, dinjitet dhe përkushtim

Vjosa Osmani nga Kaçaniku i historisë: Rruga jonë vazhdon me punë, dinjitet dhe përkushtim

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për presidente, Vjosa Osmani, ka vizituar Kaçanikun, duke e cilësuar këtë qytet si simbol të qëndresës dhe vendosmërisë, si dhe si një “kujtesë të fuqishme” se përparimi arrihet vetëm kur qytetarët angazhohen për ndryshime pozitive në vend.

Përmes një postimi, Osmani ka theksuar se historia e Kaçanikut shërben si frymëzim për rrugën përpara, duke vënë theksin te puna, dinjiteti dhe përkushtimi.

“Kaçaniku, i njohur për historinë e tij të qëndresës dhe vendosmërisë, është sot një kujtesë e fuqishme se përparimi vjen vetëm kur qytetarët guximshëm bëhen pjesë e ndryshimeve pozitive në vend. Rruga jonë vazhdon me punë, dinjitet dhe përkushtim për një të ardhme më të mirë për të gjithë”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka shtuar se angazhimi për një të ardhme më të mirë do të vazhdojë, duke kërkuar mbështetje për vizionin e saj dhe përfaqësimin e LDK-së.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.