KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Valor Shield 2026” bën bashkë Kosovën, ShBA-në, Shqipërinë dhe Kroacinë

“Valor Shield 2026” bën bashkë Kosovën, ShBA-në, Shqipërinë dhe Kroacinë

Forcat Operative Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës dhe forcave partnere nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria dhe Kroacia janë bërë bashkë në kuadër të stërvitjes shumëkombëshe “VALOR SHIELD 2026”, e cila u zhvillua në disa lokacione në mbarë Kosovën.

Në një postim të Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë, thuhet se kjo stërvitje kishte për qëllim forcimin e kapaciteteve në fushën e operacioneve speciale, rritjen e ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave pjesëmarrëse, si dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë, raporton IndeksOnline.

Një kontribut të rëndësishëm në realizimin e këtij ushtrimi dhanë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe Grupi i saj Ushtarak (MILGP), të cilët mbështetën bashkëpunimin ndërmjet institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur institucionet e sigurisë së Kosovës dhe për të ndërtuar partneritete më të forta me aleatët tanë”, thuhet në njoftim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.