Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka drejtuar kritika të ashpra për deputetëve “rebel” të LDK-së.
Ajo ka shpërthyer mbrëmë gjatë një intervistë në Kanal 10 ndaj dy deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami.
Duke harruar se në vitin 2021 ishte ajo që gjysmën e elektoratit të LDK-së e dërgoi të VV-ja e Albin Kurtit, Osmani pretendon se Hoti dhe Bajrami janë fajtorët kryesor për gjendjen aktuale të LDK-së.
Gjatë intervistës së mbrëmshme, ajo e ka thënë atë që as VV-ja nuk e ka thënë deri tash.
Sipas saj, Avdullah Hoti është bërë kryeministri i Kosovës me vota të vjedhura.
“Dhe në qoftë se mendojnë që tash e tutje unë do ta uli kryt, sepse unë si presidente, edhe në kohë fushate, ua kam përbi ofendimet, edhe tash një kohë të gjatë. Sepse mendoja se ndoshta ata i kuptojnë gabimet e se kaluarës. Ndoshta ata e kuptojnë që shkarkimi im ka qenë gabim, ndoshta ata e kuptojnë që rrëzimi një qeveri në kohë pandemie ka qenë gabim. Ndoshta Hoti e kupton që fakti që i ka kontrbanduar votat që i kam marrë unë si kandidate për kryeministre dhe me vota të vjedhura dhe me vullnet të vjedhur qytetar ka krijuar atëherë Qeveri ka qenë gabim”, ka thënë ajo, duke u marrë edhe me deputeten Hykmete Bajrami.
“Ndoshta zonja Bajrami e kupton që të dalësh publikisht dhe të thuash se nuk ka problem me Listën Serbe është gabim që e dëmton partinë pariparueshëm. Ndoshta z. Hoti e kupton që nuk është mirë me u zgërdhi para Vuçiqit dhe me i thënë “razumem”. Ditën që e kuptojnë çfarë demi i është bërë partisë prej këtyre gabimeve, ajo është dita që LDK-ja fillon me u rikthy”, ka thënë Osmani.
Madje, sipas saj, këtë deputet i shërbejnë SHIK-ut.
“Ata thanë para se të kthehet kërko falje, dhe unë ju thash jo, nuk kërkojë falje për asgjë. Sepse LDK-ja me ka lutur me u rikthy. Asgjë nuk i kam kërkuar LDK-së, as nuk i kam kërkua pozicion partiak, as sot nuk i kërkoi asgjë. Jam kthy me ndihmu. Natyrisht që SHIK-ut i pengon kjo. Po pse disa po veprojnë në interes të tyre brenda partisë është e tmerrshme, është e dëmshme”, ka thënë ajo.
Ai e ka quajtur Osmanin turiste politike.
Në profilin e tij në Facebook, Osmani ka shkruar se Osmani është në pritje të ofertës turistike politike të radhës.
“Turizmi politik është aktivitet joetik në politikë. Koha po i sqaron të gjitha. Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë, i frustruar, i nervozuar, deri sa të gjen ofertë turistike politike radhës. Matrapazët politikë edhe mund ta gjejnë ndonjë ofertë. Por shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit, që të shfrytëzon për interesa të veta. Sërish, koha po i nxjerr në ndritë të gjitha të vërtetat”, ka shkruar Hoti.

