KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mbyllet përkohësisht Kalaja e Prizrenit, erërat e forta rrezikojnë sigurinë e vizitorëve

Mbyllet përkohësisht Kalaja e Prizrenit, erërat e forta rrezikojnë sigurinë e vizitorëve

Kalaja e Prizrenit do të jetë e mbyllur për vizitorë gjatë ditës së sotme, për shkak të erërave të forta që paraqesin rrezik për sigurinë e tyre.

Mbyllja është konfirmuar edhe nga drejtori i Shërbimeve Publike në Prizren, Islam Ukimeraj, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, ku ai theksoi se Kalaja do të rihapet së shpejti për vizitorët.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, drejtuesit e Kalasë kanë bërë të ditur se vendimi është marrë si masë parandaluese, me qëllim të garantimit të sigurisë së të gjithë vizitorëve, transmeton Klankosova.tv.

"Ju njoftojmë se Kalaja e Prizrenit do të jetë e mbyllur për vizitorë gjatë ditës së sotme, për shkak të erërave me intensitet të lartë, të cilat paraqesin rrezik për sigurinë e vizitorëve.

Ky veprim është marrë si masë parandaluese, me qëllim të garantimit të sigurisë së të gjithë vizitorëve.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe kërkojmë ndjesë për këtë shqetësim.

Siguria juaj është prioriteti ynë!”, thuhet në njoftimin e Kalasë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.