KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vjedhje e rëndë në Gjakovë, vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo

Vjedhje e rëndë në Gjakovë, vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona të panjohur dyshohet se kanë vjedhur mbi 100 armë zjarri nga një depo e armëve.

Sipas raportit të Policisë, rasti është denoncuar më 30 tetor, rreth orës 18:00, nga dy ankues, shtetas të Kosovës, transmeton lajmi.net.

Pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa Policia ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e personave të dyshuar dhe zbardhjen e rrethanave të vjedhjes.

Raporti i plotë: 

VJEDHJE E RËNDË Rr. Fehmi Agani, Gjakovë 30.10.2026-18:00. Dy ankuesit meshkuj kosovarë, kanë raportuar se nga depoja e armëve, persona të panjohur kanë vjedhur mbi 100 armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime./lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.