KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Shkencëtarët krijojnë një robot me muskuj të vërtetë – a është ky Terminatori i ri?

Shkencëtarët krijojnë një robot me muskuj të vërtetë – a është ky Terminatori i ri?

Studiuesit nga Instituti Federal Zviceran i Teknologjisë në Cyrih (ETH Zurich) kanë krijuar robotë biohibridë, të ndërtuar nga inde të gjalla muskulore dhe materiale artificiale, të cilët mund të ecin, të notojnë dhe të kapin objekte.

Lëvizjet e tyre janë përmirësuar më shumë se dhjetëfish në krahasim me versionet e mëparshme, duke shënuar një përparim të rëndësishëm në fushën e robotikës.

Këta robotë përdorin inde muskulore të kultivuara nga qelizat e minjve, të cilat janë të lidhura me një skelet artificial. Studiuesit kanë zbuluar se nuk është e rëndësishme vetëm sasia e indit muskulor, por edhe mënyra se si ai ndërvepron me skeletin për të mundësuar lëvizjen.

Projekti udhëhiqet nga Laboratori i Robotikës së Butë (Soft Robotics Lab), nën mbikëqyrjen e profesorit Robert Katzschmann. Ai thotë se studiuesit sapo kanë filluar të ndërtojnë robotë në mënyrë më natyrale.

Në këtë teknologji, indet muskulore vendosen në një skelet artificial, ku fiksohen përmes strukturave të posaçme që i mbajnë në vend. Megjithatë, robotët aktualisht mund të lëvizin vetëm brenda një solucioni ushqyes, i cili siguron kushtet e nevojshme për mbijetesën e indeve muskulore.

– YouTube www.youtube.com

Një nga rezultatet më interesante të hulumtimit është se muskujt e gjallë nuk reagojnë gjithmonë në të njëjtën mënyrë. Kjo ndryshueshmëri natyrore i dallon ata nga komponentët e prodhuar në fabrikë.

Bashkautorja e studimit, Aiste Balčiūnaitė, shpjegoi se projekti ka kaluar nëpër disa faza të zhvillimit, duke përfshirë ridizajnimin e strukturës së muskujve përmes modeleve kompjuterike.

Në versionet e mëparshme, tkurrja e muskujve ishte aq e vogël sa ndonjëherë mund të vërehej vetëm përmes mikroskopit. Ndërsa në modelet e reja, lëvizjet janë të dukshme edhe me sy të lirë.

Aktuatorët biohibridë, me madhësi mbi një centimetër, tashmë mund të lëvizin dhe të kapin objekte. Disa robotë të tjerë të krijuar nga ky sistem janë programuar të ecin dhe kanë arritur shpejtësi prej 6.2 milimetrash në sekondë.

Edhe pse ideja e robotëve të mbuluar me inde të gjalla mund të kujtojë filmin fantastiko-shkencor “Terminator”, studiuesit theksojnë se teknologjia ka potencial kryesisht në kërkime shkencore dhe në mjekësi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.