KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Vitia ngrit alarmin për antibiotikët pa recetë dhe pa indikacione

Vitia ngrit alarmin për antibiotikët pa recetë dhe pa indikacione

Gjatë ditës së sotme është mbajtur takimi përmbyllës i Javës kundër rezistencës antimikrobike ku ka marr pjesë ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe disa përfaqësues të institucioneve tjera. Por në këtë takim “rezistuan” të vinin përfaqësuesit e institucioneve që e kanë përgjegjësi direkte mbikëqyrjen dhe parandalimin e keqpërdorimit të antibiotikëve.

Vitia e ka nisur fjalën e tij duke shprehur zhgënjimin për mungesën e disa vartësve të tij në këtë takim. Ai ka thënë se këta përfaqësues munguan në një tryezë të rëndësishme siç është rezistenca antimikrobike, shkruan Gazeta Shneta.

“Më lejoni të shpreh dëshpërimin tim për mungesën e përfaqësuesve të institucioneve që i përmendi profesor Luli, sado që janë akterë nga Ministria e Bujqësisë, AUV dhe Ministria e Arsimit, por janë dikastere që nuk mbulohen nga MSh dhe për mua është e pakuptimtë dhe shpresoj që kanë ndonjë arsye për mospjesëmarrje në këtë tryezë kaq të rëndësishme për rezistencën antimikrobike”, ka deklaruar Vitia.

Vitia ka thënë se antibiotikët në Kosovë shpesh përdoren pa nevojë, përfshirë edhe ata me spektër të gjerë sepse merren shpesh pa recetë dhe pa u këshilluar me mjekun.

“Inspektorati Farmaceutik në disa raste, tani është pak më aktiv, por ende jo mjaftueshëm sepse edhe jemi në proces të rritjes së kapaciteteve dhe do të monitorojmë barnatoret për shitje të barnave pa recetë. Por nëse ne si profesionistë shëndetësorë nuk fillojmë të shikojmë vetën në pasqyrë për këtë çështje sepse një pjesë e mirë e mjekëve pa përjashtim edhe në kujdesin parësor shëndetësor dhe sekondar dhe terciar, vazhdojnë të përshkrime shpesh herë jo të bazuara në evidencë dhe në disa raste kur kam qenë edhe vet dëshmitarë i japin antibiotikët si metodë preventive kur pacienti është me temperaturë pa pasur së paku një hemogram, CRP e mos të flasim për antibiogramë”, ka deklaruar Vitia.

Ai ka thënë se veprimet e përbashkëta me të gjitha institucionet, përfshirë edhe ato të ushqimit dhe veterinarisë është jetike për të parandaluar rezistencën antimikrobike.

Prof. Lul Raka, udhëheqës i Programit Nacional për Rezistencën Antimikrobike (RAM) ka thënë se rezistenca antimikrobike konsiderohet si rrezik për sigurinë kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai thotë se rezistenca i prek të gjitha moshat dhe mikroorganizmat rezistent tashmë gjenden çdo kund duke rrezikuar shëndetin publik në të ardhmen.

“Rezistenca ka sëmundshmëri, vdekshmëri dhe kosto. Brenda një viti vdekjet e lidhura me rezistencë arrijnë 4.7 milionë vdekje në vit. Prej tyre 95 përqind janë fëmijë nën 5 vjeç dhe 90 përqind e vdekjeve janë në vendet e pazhvilluara. Humbje e GDP-së me 3.8 përqind. Derisa në shekullin e kaluar antibiotikët e kanë rritur jetëgjatësinë, në këtë shekull po e ulin për shkak të rezistencës antimikrobike. Humbja mesatare e jetëgjatësisë është 1.8 vjet sepse s’ka me çka me u mjeku. Deri në vitin 2050 sipas projeksioneve të OBSH-së nëse vazhdohet me këtë trend të keqpërdorimit në mjekësi humane, në veterinë dhe mjedis, atëherë do të ketë më shumë vdekje nga rezistenca sesa nga kanceri. Deri në 10 milionë vdekje në vit”, ka deklaruar Raka. /Gazeta Shneta/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.