KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Vishi: Largohen deponitë ilegale në Bob, pastrim edhe në shtratin e Lepencit

Vishi: Largohen deponitë ilegale në Bob, pastrim edhe në shtratin e Lepencit

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, ka njoftuar për një ndërhyrje të radhës në largimin e deponive ilegale në fshatin Bob dhe në afërsi të urës së lumit Lepenc.

Në një postim në Facebook, Vishi ka bërë të ditur se aksioni ka përfshirë edhe pastrimin e shtratit të lumit, duke vlerësuar kontributin e sektorit privat në këtë aktivitet.

“Intervenimi i radhës për largimin e deponive ilegale në Bob dhe afër urës së Lepencit”, ka shkruar ai.

Ai ka falënderuar kompaninë që ka kontribuar në këtë aksion në baza vullnetare.

“Faleminderit kompanisë ‘Aimani’ Sh.P.K për punën vullnetare në pastrimin e shtratit të lumit pranë urës në Bob”, ka theksuar Vishi.

Në fund, ai ka bërë thirrje për angazhim të përbashkët në ruajtjen e mjedisit.

“Të bashkuar për një ambient më të pastër e më të shëndetshëm”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.