KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Vinicius Jr thyen heshtjen për sagën e kontratës me Real Madridin

Vinicius Jr thyen heshtjen për sagën e kontratës me Real Madridin

Saga e kontratës së Vinicius Junior me Real Madridin vazhdon të dominojë titujt kryesorë në Spanjë, me brazilianin që tani është gati të bëhet lojtar i lirë verën e ardhshme.

I pyetur për këtë përpara se Brazili të luante kundër Marokut në Kupën e Botës, Vinicius konfirmoi se do të bisedojë me klubin pas Kampionatit Botëror.

“Tani për tani jam i përqendruar te skuadra kombëtare. Do të flas për gjithçka që lidhet me Real Madridin pas Kupës së Botës”, ka thënë fillimisht Vinicius.

“Tani për tani jam i përqendruar vetëm te vendi im, shokët e skuadrës dhe të kaloj një turne të shkëlqyer”, përfundoi sulmuesi anësor.

Real Madridi i ka ofruar Viniciusit një kontratë, të cilën ai nuk e ka pranuar pasi thuhet se dëshiron më shumë para.

Vinicius është lidhur gjithashtu me një largim si lojtar i lirë, ku ofertat për të nuk mungojnë nga klubet e mëdha evropiane, por edhe ato nga Arabia Saudite. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.