KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vijon ndërtimi i Sallës Universale në Shkup, do të lëshohet në përdorim në vitin 2028

Vijon ndërtimi i Sallës Universale në Shkup, do të lëshohet në përdorim në vitin 2028

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, inspektoi sot punimet për ndërtimin e “Sallës Universale” në Shkup dhe u informua për ecurinë e projektit.

Sipas Ministrisë, punimet po zhvillohen sipas planit dinamik dhe deri tani janë realizuar gërmimet në nivelin e bodrumit, ndërtimi i shtyllave dhe aktivitetet për mbrojtjen e konstruksionit, ndërsa po punohet edhe në përpunimin dhe montimin e elementeve të çelikut.

“Sot inspektova punimet në punishten e Sallës Universale, objekt me rëndësi të veçantë për qytetin, në prani të drejtuesit të punimeve “Megaron Engineering” Shkup, organit mbikëqyrës “EOS E.E Consulting” – SHPK Shkup dhe kontraktorit “Universal Balkan” SHPK Shkup. U informova se deri më tani janë realizuar me sukses punimet e parashikuara përgatitore, punimet ndërtimore-zejtare dhe prishjet e planifikuara, ndërsa kanë përfunduar edhe gërmimet në nivelin e bodrumit, shtyllat dhe mbrojtja e konstruksionit. Punimet po zhvillohen sipas dinamikës së planifikuar, ndërsa rezultatet e dukshme të progresit do të shihen që këtë fundjavë. Me këtë ritëm, Shkupi në vitin 2028 më në fund do ta ketë Sallën moderne Universale– një objekt me rëndësi të madhe për kryeqytetin”, ka shkruar Sulejmani.

Kujtojmë se Salla Universale do ta ruajë pamjen e vjetër, kapaciteti do të jetë 1200 vende, duhet të jetë gati deri në fund të vitit 2027.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.