KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Videoja e kryeministrit armen bëhet virale, ai e “shijoi” hitin e reperit të famshëm dhe bëri shumë njerëz të qeshnin me reagimet e tij

Videoja e kryeministrit armen bëhet virale, ai e “shijoi” hitin e reperit të famshëm dhe bëri shumë njerëz të qeshnin me reagimet e tij

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, e regjistroi veten duke dëgjuar hitin “Mask Off” nga reperi amerikan Future, dhe videoja pushtoi rrjetet sociale.

Ai po e dëgjonte këngën ndërsa po ngiste makinën. Kishte një shprehje serioze në fytyrë, gjë që i bëri shumë përdorues të Instagram-it të qeshnin.

“Mirëmëngjes, kalofshi një ditë të mbarë dhe ju dua të gjithëve”, tha ai në përshkrimin e videos, e cila ka mbledhur pothuajse pesë milionë shikime dhe 270,000 pëlqime në rrjetin social të lartpërmendur.

“Le ta pranojmë që ka shije të mirë muzikore”, “Ai mendon se është në një videoklip”, “Ai imagjinon se është në një film, por për momentin është vetëm një xhirim”, janë disa nga komentet.

Videoja u nda edhe nga Future në profilin e tij në Instagram. Ai e publikoi këtë këngë në vitin 2017 në albumin e tij të pestë. Nikol Pashinyan tani e ka “ringjallur” atë përsëri. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.