Artistja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka realizuar së fundmi një vizitë në tokën e arbëreshëve në Kalabri, ku është takuar me pasardhës të figurave të njohura të historisë dhe kulturës shqiptare.
Këngëtarja është takuar me stërnipin e figurës së njohur historike shqiptare, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Loris Castriota Skanderbegh, duke ndarë me publikun një fotografi nga takimi i tyre i veçantë.
Krahas fotografisë, Luma, i bashkangjiti një përshkrim emocional, krahas të cilit tregoi se kishte pranuar po ashtu edhe një dhuratë.
“Kenaqesi shume e veçante të takoj sternipin e Skenderbeut,- Loris Castriota Skanderbegh,i cili më nderoi me një dhurate të çmuar (një dedikim nga familja e Gjergj Kastriotit, pasardhesit të drejtperdrejtë -brezi i 15) Liani do ta ruaj me fanatizem ,si patriot i madh që është”, ka shkruar Luma.
Gjatë vizitës së saj në Kalabri, këngëtarja është takuar gjithashtu me Dmitri de Radën, nipin e shkrimtarit të njohur, Jeronim de Rada.
Foto: Vesa Luma / Instagram
Edhe nga ky takim, Vesa Luma ka ndarë një fotografi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
“Gjaku ynë i shprishur, sot u takua sërish. Nder i veçantë ta takoj nipin e të madhit, Jeronim de Rada në tokën e arbreshëve”, ka shkruar artistja në postimin e saj.