KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Venezuelën e goditën tërmete të tipit “doublet” – çfarë do të thotë kjo?

Venezuelën e goditën tërmete të tipit “doublet” – çfarë do të thotë kjo?

Venezuela është goditur nga një seri tërmetesh të tipit “doublet”, ka njoftuar Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).

Kjo do të thotë se dy tërmete me magnitudë të ngjashme kanë ndodhur brenda një intervali shumë të shkurtër kohor dhe në të njëjtën zonë ose në zona të afërta.

Në këtë rast, tërmeti me magnitudë 7.2 u pasua nga një tjetër edhe më i fuqishëm, me magnitudë 7.5, vetëm 38 sekonda më vonë.

USGS thekson se kjo tregon për një “proces kompleks të ndërveprimit të çarjeve tektonike”, pra një situatë në të cilën një tërmet ndihmon në nxitjen e një tërmeti tjetër pranë tij.

Kjo ndryshon nga sekuenca e zakonshme e tërmeteve, ku pas një goditjeje të fortë zakonisht pasojnë lëkundje shumë më të dobëta.

Dy tërmete të mëdha që ndodhin në një interval kaq të shkurtër kohor janë mjaft të pazakonta, por raste të tilla nuk janë të panjohura në këtë pjesë të botës. Sipas USGS-së, veriu i Venezuelës u godit nga një seri e ngjashme tërmetesh edhe në shtator të vitit 2025.

Ato tërmete ishin dukshëm më të dobëta, me magnitudë 6.2 dhe 6.3, por gjithsesi shkaktuan të paktën një viktimë dhe më shumë se 100 të plagosur.

Edhe tërmetet shkatërruese që goditën Turqinë dhe Sirinë në shkurt të vitit 2023, ku humbën jetën më shumë se 55 mijë persona, ishin të tipit “doublet”, pra dy tërmete të fuqishme që ndodhën në një interval shumë të shkurtër kohor. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.