KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Vendoset këndi i lojërave në Parkun e Varoshit, realizohet kërkesa e banorëve

Vendoset këndi i lojërave në Parkun e Varoshit, realizohet kërkesa e banorëve

Kryetari i fshatit Varosh, Visar Heda, ka njoftuar se ka nisur realizimi i kërkesës për vendosjen e një këndi të lojërave për fëmijë në Parkun e Varoshit, në Ferizaj.

Heda ka bërë të ditur se kërkesën për këtë hapësirë rekreative e kishte paraqitur më 27 korrik 2026, në emër të banorëve të fshatit.

Sipas tij, realizimi i projektit po bëhet nga Komuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, të udhëhequr nga Balton Derguti.

Ai ka bërë të ditur se gjatë vitit të ardhshëm parashihet edhe asfaltimi i rrugës, vendosja e ndriçimit dhe përmirësimi i infrastrukturës përcjellëse të parkut.

Sipas Hedës, këto investime synojnë ta shndërrojnë Parkun e Varoshit në një hapësirë më të përshtatshme për fëmijët, familjet dhe qytetarët e Ferizajt. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.