KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Marco Guida gjykon derbin Milan–Inter, këto janë statistikat dhe bilanci i tij me dy skuadrat

Marco Guida gjykon derbin Milan–Inter, këto janë statistikat dhe bilanci i tij me dy skuadrat

Marco Guida është përzgjedhur për të drejtuar derbin e madh lokal në botë, mes Milanit dhe Interit, që zhvillohet të shtunën mbrëma në San Siro nga ora 20.45 dhe transmetohet në ArtMotion.

Gjyqtari italian këtë sezon ka drejtuar tri ndeshje në Serie A, duke shpërndarë shtatë kartonë të verdhë dhe asnjë karton të kuq.
Për Guidën ky do të jetë derbi i gjashtë i Milanos në karrierë. Në pesë përballjet e mëparshme, Milani ka regjistruar dy fitore, një barazim dhe dy humbje.

Sa i përket bilancit të përgjithshëm me dy skuadrat, Guida ka referuar 41 ndeshje të Milanit, me 20 fitore, 11 barazime dhe 10 humbje për kuqezinjtë.
Ndërsa me Interin ka drejtuar 33 ndeshje, ku zikaltërit kanë regjistruar 17 fitore, 10 barazime dhe gjashtë humbje.

Në pesë derbet e mëparshme bilanci është plotësisht i barabartë, me dy fitore për secilën skuadër dhe një barazim. Të shtunën, Guida do të jetë sërish në qendër të vëmendjes në një nga ndeshjet më të rëndësishme të futbollit italian dhe evropian.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.