U.d e presidentes së Kosovës, njëherësh kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu tha se me vendimin e fundit për rastin e Banjskës foli rendi kushtetues të cilin rreshteri Afrim Bunjaku e mbrojti deri në fund.
Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ky vendim është dëshmi se sulmi ndaj Policisë së Kosovës, ndaj rendit kushtetues dhe ndaj sigurisë së vendit tonë nuk do të mbetet pa ndëshkim.
“Me aktgjykimin e shpallur sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq me 30 vjet burgim për sulmin terrorist në Banjskë. Sot foli rendi kushtetues i Kosovës të cilin rreshteri Afrim Bunjaku e mbrojti deri në fund. Ky vendim është dëshmi se sulmi ndaj Policisë së Kosovës, ndaj rendit kushtetues dhe ndaj sigurisë së vendit tonë nuk do të mbetet pa ndëshkim”, ka shkruar Haxhiu.
Tutja ajo tha se: “Megjithatë, drejtësia për sulmin terrorist në Banjskë nuk përfundon këtu. Ajo përmbyllet vetëm kur të gjithë përgjegjësit në krye me terroristin Millan Radoiqiq të dalin para drejtësisë. Lavdi Afrim Bunjakut, heroit tonë”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu në Facebook. /Telegrafi/