KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vdes një 54-vjeçar në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Vdes një 54-vjeçar në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Një punëtor 54-vjeçar ka humbur jetën të hënën rreth orës 15:40, në një objekt në ndërtim në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Një person i moshës 54-vjeçare ka humbur jetën sot rreth orës 15:40, në rrugën ‘Cen Dugolli’ në Ferizaj, në objektet e ndërtimit, pasi gjatë punimeve ndërtimore dyshohet se është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum”, ka bërë të ditur Veseli.

Ai ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët policorë dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Në vendngjarje kanë dalë, përveç patrullës së stacionit, edhe hetuesit rajonalë. Ndërsa janë njoftuar të dalin edhe inspektorët e punës. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, ka deklaruar Veseli.

Rrethanat e plota të këtij rasti pritet të hetohen nga organet kompetente./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.