KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vendimi i Qeverisë për ndalimin e importit të energjisë elektrike nga kompanitë serbe, reagon Hoti

Vendimi i Qeverisë për ndalimin e importit të energjisë elektrike nga kompanitë serbe, reagon Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdullah Hoti ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë për ndalimin e importit të energjisë elektrike nga kompanitë serbe.

Përmes një deklarate publike, Hoti ka vënë në pikëpyetje këtë vendim, duke rikujtuar deklaratat e mëhershme të disa zyrtarëve të Qeverisë, të cilët, sipas tij, kishin mohuar se një import i tillë ka ekzistuar.

Ai ka ngritur dilema rreth asaj se si mund të ndalohet një aktivitet që më parë është mohuar nga vetë përfaqësuesit e ekzekutivit.

“Qeveria e paska ndaluar importin e energjisë nga kompanitë serbe. A mund të ndalet diçka, e cila sipas shumë zyrtarëve të Qeverisë, nuk ka ekzistuar? Ajo që ndalet, duhet të ekzistojë. Nëse diksuh mohon një gjë që ekziston, atëherë ose nuk di çfarë po ndodh, ose e mohon për arsye të dyshimta që së shpejti do të zbardhen”, ka shkruar Hoti. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.