KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Hidromorava” njofton për ndërprerje të ujit nesër nga ora 09:00

“Hidromorava” njofton për ndërprerje të ujit nesër nga ora 09:00

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” në Gjilan ka njoftuar se të martën, më 17 nëntor 2026, do të ketë ndërprerje të planifikuar të furnizimit me ujë për të gjithë konsumatorët që furnizohen nga Fabrika e Përpunimit të Ujit (FPU) në Përlepnicë.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në orën 14:00 dhe vjen si pasojë e punimeve të planifikuara për vendosjen dhe funksionalizimin e paneleve elektrike në Stacionin e Pompimit në Përlepnicë.

“Hidromorava” ka bërë të ditur se furnizimi me ujë do të rikthehet pas përfundimit të punimeve.

Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve që të sigurojnë paraprakisht sasi të nevojshme të ujit për nevojat e tyre gjatë kohës së ndërprerjes. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.