Bashkim Smakaj është dënuar me 12 muaj burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë, në rastin për administrim të drejtësisë.
Gjykatësi Christopher Gosnell e shpalli Smakajn fajtor për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, në bashkëkryerje, si dhe për mosbindje ndaj gjykatës.
Megjithatë, gjykatësi bëri të ditur se Smakaj ka qëndruar në paraburgim më gjatë sesa dënimi i shqiptuar, prandaj dënimi konsiderohet i shlyer.
Gjatë shpalljes së vendimit, gjykatësi deklaroi se Bashkim Smakaj do të lirohet në përfundim të seancës. /Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

