James Haven, vëllai i Angelina Jolie, zbuloi se është homoseksual pas divorcit nga Romi Imbelli. Ndër të tjera, ai deklaroi se ka qenë i fiksuar pas princeshave të Disney që kur ishte djalë.
Ai shtoi se në atë kohë nuk kishte asnjë “manual” dhe se ndihej rehat me veten në atë kohë.
“Nuk kishte të bënte kurrë me pretendimin se isha dikush tjetër. Kishte të bënte me lejimin e asaj pjese të meje që ishte gjithmonë aty të shkëlqente”, tha ai.
Haven theksoi se “dalja hapur” nuk do të thotë “të bëhesh dikush i ri”, por t’i lejosh të gjithë të tjerët të takojnë personin që ishte aty gjatë gjithë kohës.
Ai shprehu gjithashtu se familja e tij dhe të tjerët do të ishin në gjendje të zgjidhnin dashurinë mbi frikën, mirëkuptimin mbi gjykimin dhe lidhjen mbi bindjet që mund t’i kenë ndarë.
“Shpresoj që ata të mund të shohin përtej etiketave dhe thjesht të njohin tek unë të njëjtën zemër, të njëjtën të qeshur dhe të njëjtin shpirt që kanë njohur gjithmonë”, tha ai.
Ish-gruaja e tij e mbështeti dhe pranoi se në fillim e kishte të vështirë të pajtohej me këtë fakt.
“Nuk doja ta shihja. Nuk doja ta besoja. E dija dhe doja të të mbështesja dhe të të doja, megjithatë nuk doja ta besoja sepse do të thoshte të të humbisja në atë cilësi, dhe nuk mund ta duroja këtë,” ishte ajo e sinqertë.
Ajo shtoi se pavarësisht gjithçkaje, ai do të mbetet partneri i saj i jetës.
“Do ta kalojmë jetën bashkë. Ti nuk je shoku im i ngushtë. Ti je dashuria ime dhe je edhe gej”, tha ajo. /Telegrafi/
