Në Big Brother VIP Kosova 5 është publikuar një klip me momentet e Kledja Muçajt dhe Bejtës, duke vënë në fokus raportin dhe afrimitetin mes tyre.
Pas transmetimit të klipit, dy banorët kanë folur hapur për raportin që kanë krijuar brenda shtëpisë dhe për ndjesitë që mund të kenë ndaj njëri-tjetrit.
Kledja ka pranuar se ndien diçka për Bejtën, por ka sqaruar se këto ndjenja nuk mund të cilësohen si pëlqim i mirëfilltë.
– YouTube www.youtube.com
Nga ana tjetër, Bejta ka bërë të ditur se jashtë shtëpisë ka një të dashur, për të cilën tha se ka shumë respekt.
Ai theksoi se Kledja i pëlqen si person, veçanërisht për qetësinë e saj, por nuk e sheh raportin mes tyre si diçka që mund të shkojë përtej shoqërisë.
– YouTube www.youtube.com
Në një moment, me kërkesë të opinionistes Rudina Dembacaj, dy banorët shkëmbyen edhe një përqafim, duke e mbyllur kështu këtë bisedë për raportin e tyre.
Sido që të jetë, mbetet për t’u parë në vazhdim se si do të shkojë kjo marrëdhënie mes tyre. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com
– YouTube www.youtube.com

