KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Spanja përforcon mbikëqyrjen detare në Ceuta dhe Melilla

Spanja përforcon mbikëqyrjen detare në Ceuta dhe Melilla

Marina Spanjolle ka ndryshuar protokollin e veprimit ndaj të ashtuquajturit "kalim i pafajshëm" të anijeve marokene në ujërat e Ceutas dhe Melillas, duke kaluar në ndërhyrje të drejtpërdrejtë pa pritur urdhra nga lart.

Ky vendim vjen pas ngjarjeve të 30 korrikut, kur anijet marokene qëndronin në ujërat spanjolle duke u arsyetuar me Konventën e OKB-së për të Drejtën e Detit, teksa në kufirin e Ceutas ndodhte vala masive e emigrantëve, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Përmes këtij protokolli të ri, anijet spanjolle u dalin menjëherë përballë mjeteve lundruese marokene për t'i shoqëruar, masë kjo që ka ulur ndjeshëm aktivitetin e tyre, veçanërisht gjatë dhe pas vizitës së Mbretërve.

Aktualisht, Spanja ka dislokuar në Ceuta anijen patrulluese "Atalaya" (me 48 anëtarë ekuipazhi, katër mitralozë dhe një top) dhe në Melilla anijen "Isla de León" (me 10 anëtarë dhe një mitraloz).

Ndërkohë, "El País" zbuloi se gjatë krizës së fundit të korrikut, anija marokene "Mohamed VI" kishte hyrë në ujërat spanjolle, duke detyruar Madridin të mobilizojë dy anije shtesë nga Rota dhe të kërkojë zyrtarisht nga Maroku ndalimin e këtyre veprimeve.

Ky ndryshim nga vëzhgimi pasiv në përgjigje aktive shërben si masë parandaluese për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e Ceutas, pa i ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Rabatin. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.