KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Vedat Muriqi me trajner të ri? Fenerbahce pranë marrëveshjes me ish-trajnerin e Milanit

Vedat Muriqi me trajner të ri? Fenerbahce pranë marrëveshjes me ish-trajnerin e Milanit

Sergio Conceicao pritet të rikthehet në futbollin evropian, kësaj radhe në Turqi, ku është shumë pranë marrjes së drejtimit të Fenerbahces.

Trajneri portugez, i cili më parë ka drejtuar Milanin, raportohet se ka arritur marrëveshje me klubin nga Stambolli dhe pritet të udhëtojë drejt Turqisë në ditët në vijim për të përfunduar negociatat dhe për të finalizuar emërimin.

Lajmi është bërë i ditur nga mediumi turk Haberturk, sipas të cilit palët kanë gjetur tashmë gjuhën e përbashkët për bashkëpunimin.

Emërimi i Conceicaos shihet si një lëvizje e rëndësishme për Fenerbahcen, e cila po kërkon të rikthehet në rrugën e rezultateve pozitive pas një periudhe të vështirë. Klubi nga Stambolli mbeti pa trajner pas ndarjes së rrugëve me Ismail Kartalin më 27 tetor, ndërsa përkohësisht drejtimin e ekipit e mori Dirk Kuyt.

Sipas raportimeve në mediat turke, Conceicao ka qenë një prej emrave kryesorë në listën e drejtuesve të klubit.

Madje, Fenerbahce kishte shqyrtuar edhe mundësinë e emërimit të trajnerit gjerman Julian Nagelsmann, por negociatat nuk kanë prodhuar marrëveshjen e dëshiruar. Në fund, drejtuesit janë përqendruar te tekniku portugez.

Sipas raportimeve të fundit, palët kanë rënë dakord për një kontratë prej një viti e gjysmë, ndërsa synimi i klubit është që trajneri të mbërrijë në Stamboll para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, e planifikuar për 4 nëntor. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.