KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel i Tenerife-s

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel i Tenerife-s

Futbolli spanjoll është në zi pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të sulmuesit të CD Tenerife-s, Jesús de Miguel, në moshën 30-vjeçare.

Futbollisti spanjoll ndërroi jetë këtë të martë, më 3 nëntor, në spitalin Nuestra Señora de la Candelaria, në Santa Cruz de Tenerife, pasi nuk arriti t’u mbijetojë pasojave të një goditjeje të rëndë të marrë gjatë ndeshjes ndaj FC Andorra.

Ngjarja tragjike ndodhi të hënën, në minutat shtesë të takimit, kur De Miguel u përplas aksidentalisht me portierin e Andorrës, Jesús Owono, gjatë një dueli për topin. Sulmuesi pësoi një goditje të fortë në gjoks dhe pësoi arrest kardiorespirator.

Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë në fushë, ndërsa futbollisti u transportua me urgjencë në spital, ku u shtrua në repartin e kujdesit intensiv. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gjendja e tij u përkeqësua dhe ai ndërroi jetë në orën 08:00 të mëngjesit.

Ndeshja mes Tenerife-s dhe Andorrës u ndërpre përfundimisht në minutën e 108-të, për t’u mundësuar ekipeve mjekësore ndërhyrja dhe transportimi i futbollistit.

Klubi i Tenerife-s e konfirmoi lajmin me një komunikatë prekëse, duke shprehur dhimbjen për humbjen e lojtarit dhe duke kërkuar respekt për familjen e tij në këto momente të vështira.

Jesús de Miguel ishte një nga protagonistët e Tenerife-s në ngjitjen në Segunda División, ndërsa sezonin e kaluar realizoi 11 gola për skuadrën./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.