KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Vedat Muriqi hero, Fenerbahçe e mposht Liverpoolin

Vedat Muriqi hero, Fenerbahçe e mposht Liverpoolin

Vedat Muriqi është pa dyshim heroi i Fenerbahces sonte. Sulmuesi kosovar e shënoi golin e fitore 3:2 të turqve sonte në shtëpi ndaj Liverpoolit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Por, nuk ishte gjithçka e lehtë për ekipin nga Stambolli që e panë veten në disavantazh në minutën e 25-të, kur Nyoni realizoi.

Vetëm katër minuta më vonë, Mason Greenëood arriti të barazonte rezultatin, me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Alexander Isak e riktheu epërsinë e Liverpoolit në minutën e 69-të të ndeshjes, por përsëri katër minuta më vonë Fenerbahce barazoi, këtë herë nëpërmjet Broën.

E në minutën e 79-të, i inkuadruari në lojë vetëm disa minuta më herët, Vedat Muriqi me shtatlartësinë e tij krijoi hapësirën dhe e goditi topin me kokë duke shënuar për 3:2.

Kjo ishte fitorja e parë e Fenerbahces në Ligën e Kampionëve këtë edicion, ndërsa ngjitet në vendin e 19-të me pesë pikë gjithsej.

Në anën tjetër, Liverpooli mbetet përkohësisht në vendin e pestë me nëntë pikë, duke e shijuar humbjen e parë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.