KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Vdes vëllai i këngëtares Dolly Parton

Vdes vëllai i këngëtares Dolly Parton

Vëllai i madh i këngëtares legjendare, Dolly Parton, Coy ‘Denver’ Parton, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Ai vdiq më 23 korrik në Sevierville, Tennessee, ndërsa shkaku i vdekjes nuk është bërë publik.

Ndryshe nga motra e tij e famshme, Denver Parton kishte zgjedhur një jetë larg vëmendjes mediatike, duke punuar si operator vinçi, fermer dhe duke qenë një gjuetar i apasionuar.

Foto: Instagram

Denver ishte një nga 12 fëmijët e familjes Parton dhe është vëllai i pestë i Dollyt që ndahet nga jeta.

Ai la pas dy vajza, një nip dhe shtatë motra, përfshirë edhe Dolly Parton.

Dolly

Lajmi vjen në një periudhë të vështirë për këngëtaren 80-vjeçare, e cila vitin e kaluar humbi bashkëshortin e saj, Carl Dean, me të cilin ishte e martuar për 60 vjet.

Së fundmi, Dolly është përballur edhe me probleme shëndetësore, çka e detyroi të shtyjë koncertet në Las Vegas.

Dolly

Megjithatë, ajo ka siguruar fansat se po i përgjigjet mirë trajtimeve dhe planifikon të rikthehet në skenë sapo të jetë plotësisht e shëruar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.