Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), disa ditë pasi ishte lënduar në një aksident trafiku në rrugën “Ahmet Selaci” në Mitrovicën e Jugut.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, aksidenti kishte ndodhur më 24 tetor 2026, rreth orës 21:25.
Viktima, mashkull kosovar, ka ndërruar jetë më 30 tetor, rreth orës 03:43, derisa ishte duke marrë tretman mjekësor në QKUK.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, bëhet e ditur në raportin policor. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

