KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Vdes artisti i famshëm i cili këndoi me Elvis Presleyn

Vdes artisti i famshëm i cili këndoi me Elvis Presleyn

Richard Sterban, një anëtar i hershëm i grupit amerikan të muzikës country The Oak Ridge Boys, ka vdekur në moshën 84 vjeç. Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga familja dhe anëtarët e grupit.

Sterban ishte i njohur për zërin e tij të thellë, i cili ishte veçanërisht i dukshëm në hitin e madh “Elvira”, transmeton Indeksonline.

Muzikanti vdiq të shtunën në Hendersonville, Tennessee, nga ndërlikimet e shkaktuara nga bronkiti dhe pneumonia. Ai vuante gjithashtu nga kanceri i pankreasit për një kohë të gjatë.

“Me hidhërim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të kolegut dhe vëllait tonë Richard Sterban. Faleminderit për dashurinë, mbështetjen dhe lutjet tuaja. Ju kërkojmë që të vazhdoni të jeni me ne gjatë këtyre kohërave të vështira. Gjejmë ngushëllim duke ditur se ai tani është ballë për ballë me Jezusin”, thanë anëtarët e grupit në Facebook./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.