KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Leonardo DiCaprio feston 52-vjetorin me një festë madhështore në Los Angeles, Tobey Maguire mes të ftuarve të parë

Leonardo DiCaprio feston 52-vjetorin me një festë madhështore në Los Angeles, Tobey Maguire mes të ftuarve të parë

Leonardo DiCaprio festoi 52-vjetorin e lindjes me një festë private në Los Angeles, ku mblodhi disa prej emrave më të njohur të Hollywood-it.

Mes të ftuarve spikati miku i tij i ngushtë prej më shumë se 35 vitesh, aktori Tobey Maguire, i cili ishte ndër personat më të afërt të protagonistit të mbrëmjes.

Dy aktorët njihen që nga koha kur ishin fëmijë dhe merrnin pjesë në audicione për të njëjtat role.

Gjatë karrierës së tyre kanë bashkëpunuar në tri filma, ndër të cilët edhe “The Great Gatsby” (2013), ku DiCaprio interpretoi Jay Gatsby, ndërsa Maguire luajti Nick Carraway.

Në festën e organizuar në një rezidencë private ishin të pranishëm edhe Jonah Hill, Casey Affleck, Edward Norton, Adrien Brody, Al Pacino, Orlando Bloom, 50 Cent, Cara Delevingne dhe Justin Trudeau.

Mes të ftuarve u panë gjithashtu Jennifer Meyer, ish-bashkëshortja e Maguire, së bashku me bashkëshortin e saj Geoffrey Ogunlesi.

Ndërsa shumica e të pranishmëve ishin pjesë e një feste luksoze, Tobey Maguire ruajti stilin e tij të thjeshtë, duke zgjedhur pantallona dhe xhaketë të zezë, të kombinuara me një kapelë bejsbolli.

Miqësia mes DiCaprios dhe Maguire ka mbetur e fortë ndër vite.

Ata janë parë shpesh së bashku në udhëtime, pushime dhe festa familjare, ndërsa kanë qenë të pranishëm edhe në momentet më të rëndësishme të jetës së njëri-tjetrit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.