KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Vdes aktori i famshëm britanik Patrick Stewart, i famshëm me rolet e tij në ”Stra trek” dhe “X men”

Vdes aktori i famshëm britanik Patrick Stewart, i famshëm me rolet e tij në ”Stra trek” dhe “X men”

Sir Patrick Stewart, aktori britanik që e nisi karrierën në skenat shekspiriane përpara se të fitonte famë botërore si kapiteni Jean-Luc Picard në “Star Trek” dhe profesori Charles Xavier në filmat “X-Men”, është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare.

Stewart ndërroi jetë të mërkurën, më 28 tetor, në shtëpinë e tij në Los Angeles, nën kujdesin e bashkëshortes së tij, Sunny Ozell, pas një periudhe të shkurtër përballjeje me sëmundjen e Alzheimerit dhe demencën.

Lajmi u bë publik përmes një deklarate në llogarinë zyrtare të aktorit në platformën X mbremjen e te entjes.

Ndarja e tij nga jeta i jep fund karrieres qe zgjati me shume se 6 dekada dhe qe solli nje lidhje te  teatrt  klasik britanik me dy prej sagave më të suksesshme të kulturës popullore. Sir Patrick Stewart  nisi karrieren e tij si aktor ne moshen 18- vjecare , ndërsa gjatë viteve 1960 u bë pjesë e Royal Shakespeare Company, një prej institucioneve më prestigjioze të teatrit britanik. Për dekada me radhë, Stewart ndërtoi reputacionin e një interpretuesi të disiplinuar dhe të përkushtuar ndaj teatrit klasik, shumë kohë përpara se publiku ndërkombëtar ta njihte si një ikonë të fantashkencës.

Në vitin 1987, kur ishte 47 vjeç, Stewart mori rolin e kapitenit Jean-Luc Picard në serialin “Star Trek: The Next Generation”. Seriali, i cili u transmetua nga viti 1987 deri në vitin 1994, u kthye në një sukses ndërkombëtar.

Aktori interpretoi Picard në 176 episode përgjatë shtatë sezoneve, përpara se të rikthehej në disa filma të sagës dhe më vonë në serialin “Star Trek: Picard”, që nisi transmetimin në vitin 2020.

Ndryshe nga kapiteni James T. Kirk, i interpretuar nga William Shatner në serialin origjinal, Picard ishte konceptuar si një udhëheqës më intelektual, i përmbajtur dhe i disiplinuar. Me kalimin e viteve, personazhi u bë gjithnjë e më i pandashëm nga aktori që e interpretonte.

Në vitin 2000, Stewart iu bashkua një tjetër franchise-i që do të shndërrohej në fenomen ndërkombëtar: “X-Men”.

Ai interpretoi profesorin Charles Xavier, mutantin telepat dhe udhëheqësin e një grupi personazhesh me aftësi të jashtëzakonshme.

Në një intervistë për The Guardian, Stewart kujtonte se kishte kundërshtuar fillimisht, duke argumentuar se, megjithëse “X-Men” nuk ishte fantashkencë në kuptimin klasik, mbetej një histori fantastike dhe ai kishte punuar tashmë në këtë zhanër. Karriera e tij nuk u fokusua vetem ne dy personazhe.Përtej dy roleve më të famshme, Stewart la gjurmë në një gamë të gjerë prodhimesh televizive dhe kinematografike. Ai u shfaq në “Dune” të vitit 1984, “Conspiracy Theory” në vitin 1997, “Green Room” në vitin 2015 dhe “Charlie’s Angels” në vitin 2019.

Në vitin 2010, Mbretëresha Elizabeth II i dha titullin kalorësiak për kontributin në artin dramatik, gjatë një ceremonie në Buckingham Palace. Stewart e konsideroi këtë një prej arritjeve më të rëndësishme profesionale, duke përmendur si frymëzime aktorët britanikë Laurence Olivier, John Gielgud dhe Alec Guinness.

Patrick Stewart ishte martuar tri herë dhe kishte dy fëmijë. Në vitin 2013 u martua me muzikanten amerikane Sunny Ozell, e cila qëndroi pranë tij deri në fund të jetës. Përveç veprimtarisë artistike, ai u angazhua në çështje shoqërore, përfshirë mbështetjen për viktimat e dhunës në familje, një kauzë e lidhur ngushtë me përvojat e tij të fëmijërisë. Patrick Stewart ishte lindur  më 13 korrik 1940 në Mirfield, një qytet në Yorkshire të Anglisë.

Fëmijëria e tij u karakterizua nga varfëria dhe një mjedis i vështirë familjar.

Babai i tij, i kthyer nga Lufta e Dytë Botërore, vuante, sipas rrëfimeve të aktorit, nga çrregullimi i stresit post-traumatik dhe  si pasoje e faktit qe ishte I alkolizuar ai dhunonte fizikisht nenen e tij.  Stewart kishte treguar se në disa raste ishte përpjekur ta mbronte të ëmën duke u vendosur fizikisht mes prindërve.

Në këtë realitet, ai kishte rrefyer se teatri ishte kthyer per te  në një mënyrë për t’u shkëputur nga vështirësitë e jetës së përditshme.

Ai ishte 12 vjeç kur një mësues e njohu me veprën e William Shakespeare, përmes “Tregtarit të Venedikut”. Më vonë, Stewart do ta përshkruante aktrimin si një “vend të sigurt”, ku mund të gjente qetësinë që i mungonte në shtëpi. /abcnews

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.