Ditë më parë u dha lajmi tragjik se futbollisti 24-vjeçar, Enis Maqedonci vdiq në një aksident trafiku në Gjermani.
Federata e Futbollit të Kosovës me anë të një postimi i ka shprehur ngushëllime familjes Maqedonci, miqve dhe klubit ku ai luante, transmeton lajmi.net.
“Federata e Futbollit e Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen tragjike nga jeta të futbollistit Enis Maqedonci, në moshën 24-vjeçare, si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjermani.
FFK-ja u shpreh ngushëllime familjes Maqedonci, miqve dhe klubit TuS Hügelsheim, ku ai ishte aktiv. Pusho në paqe, Enis!”, tha ai./lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

