KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vdekja e drejtorit të Bujqësisë në Deçan, policia njofton se ishte vetaksident

Vdekja e drejtorit të Bujqësisë në Deçan, policia njofton se ishte vetaksident

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj, ka humbur jetën tragjikisht në një vetaksident trafiku që ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshatin Lloqan.

Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur më 11 maj 2026, rreth orës 01:40, ku ishte e përfshirë një veturë me targa vendore.

Dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në një kanal në skaj të saj.

“Nga hetimet fillestare dyshohet se deri te vetaksidenti ka ardhur pasi drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka rënë në një kanal në skaj të rrugës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Si pasojë e aksidentit, Stojkaj ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur qytetarët e Deçanit, kolegët dhe bashkëpunëtorët, të cilët e kanë kujtuar si një zyrtar të përkushtuar dhe të afërt me qytetarët. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.