KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Vazot e “Euro 2028”, shmanget dueli mes Kosovës dhe Shqipërisë

Vazot e “Euro 2028”, shmanget dueli mes Kosovës dhe Shqipërisë

Me përfundimin e fazës së grupeve në Ligën e Kombeve, janë konfirmuar edhe zyrtarisht pesë vazot për shortin e kualifikimeve të Kampionatit Evropian “Euro 2028”.

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë janë pozicionuar të dyja në Vazon e tretë, çka nënkupton se “Dardanët” dhe “Kuqezinjtë” nuk do të mund të përballen mes vete në këtë cikël kualifikues, shkruan IndeksOnline.

Shorti do të hidhet më 6 dhjetor në Belfast të Irlandës së Veriut, ku 54 kombëtare do të ndahen në 12 grupe, gjashtë grupe me nga katër ekipe (Grupet A–F) dhe gjashtë grupe me nga pesë ekipe (Grupet G–L).

Për shkak të rregullave të UEFA-s për arsye politike, Kosova nuk do të mund të bie në të njëjtin grup me Serbinë apo Bosnjë dhe Hercegovinën, të cilat ndodhen në Vazon e dytë.

Po ashtu, përballjet e ndaluara vlejnë edhe për çiftet Spanjë – Gjibraltar, Armeni – Azerbajxhan dhe Ukrainë – Bjellorusi.

Direkt në “Euro 2028” kualifikohen 12 fituesit e grupeve dhe 8 ekipet më të mira të vendeve të dyta, ndërsa biletat e mbetura do të vendosen përmes ndeshjeve të “play-off”-it në mars të vitit 2028.

Ndarja e plotë e vazove për shortin e Euro 2028:

  • Vazoja 1: Anglia, Portugalia, Franca, Gjermania, Spanja, Belgjika, Holanda, Norvegjia, Greqia, Italia, Danimarka, Kroacia.
  • Vazoja 2: Uellsi, Serbia, Turqia, Çekia, Zvicra, Suedia, Austria, Irlanda e Veriut, Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina, Hungaria, Republika e Irlandës.
  • Vazoja 3: Ukraina, Skocia, Kosova, Polonia, Izraeli, Rumania, Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria, Islanda, Sllovakia.
  • Vazoja 4: Estonia, Bjellorusia, Ishujt Faroe, Qiproja, Finlanda, Moldavia, Armenia, Bullgaria, Kazakistani, Luksemburgu, Letonia, San Marino.
  • Vazoja 5: Malta, Azerbajxhani, Lituania, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtajni.

Ndeshjet e para kualifikuese për grupet me pesë ekipe nisin në mars të vitit 2027, ndërsa grupet me katër ekipe i zhvillojnë takimet e tyre nga shtatori deri në nëntor të vitit 2027. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.