KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vazhdon rritja e vlerës së treshes dardane te Hoffenheim – tani të tre vlerësohen 90 milionë euro

Vazhdon rritja e vlerës së treshes dardane te Hoffenheim – tani të tre vlerësohen 90 milionë euro

Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes si në Gjermani ashtu edhe në Kosovë.

Tre futbollistët kosovarë kanë shkëlqyer me klubin gjerman duke e futur në Ligën e Evropës nga një skuadër që luftonte për mbetje në Bundesliga.

E falë paraqitjeve të jashtëzakonshme në edicionin që sapo është mbyllur, Asllani, Avdullahu dhe Hajdari janë vlerësuar me rritje të vlerës nga Transfermarkt.

Të tre së bashku tani kushtojnë 90 milionë euro.

Fisnik Asllani ka ngritje të vlerës nga 30 në 35 milionë euro.

Mesfushori Leon Avdullahu tani vlerësohet 30 milionë euro nga 25 sa ishte më parë, derisa mbrojtësi Albian Hajdari ka vlerë prej 25 milionë eurove nga 20 sa kishte më parë.

Treshja dardane tani janë edhe tre futbollistët më të vlefshëm në Kombëtaren e Kosovës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.