KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Çitaku: Kemi arritur unitet historik për mbrojtjen e UÇK-së

Çitaku: Kemi arritur unitet historik për mbrojtjen e UÇK-së

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka theksuar unitetin politik dhe institucional për mbrojtjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si një arritje me peshë historike.

Në një konferencë për media, Çitaku ka bërë të ditur se është përgatitur një iniciativë e re ligjore për Dhomat e Specializuara, e cila së shpejti do të procedohet në Kuvendin e Kosovës, njofton Klankosova.tv.

Ajo ka njoftuar gjithashtu se është miratuar strategjia për mbrojtjen e çlirimtarëve në fazën e Apelit.

“Për mua ky unitet ka peshë historike, sepse përtej dallimeve tona politike kemi arritur të ndërtojmë një qëndrim të përbashkët për një çështje e cila i tejkalon interesat e secilës parti”, ka deklaruar Çitaku.

Ajo ka bërë të ditur se para procedimit të iniciativës në Kuvend do të takojë drejtuesit e partive politike.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.