Çmimi maksimal i lejuar i naftës në Kosovë ka shënuar sërish rritje.
Sipas vendimit të publikuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), për datën 15 korrik 2026, një litër naftë (dizel) do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.54 euro, që është 2 centë më shumë krahasuar me një ditë më parë.
Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës është caktuar në 1.40 euro për litër, ndërsa ai i gazit në 0.60 euro për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë deri në publikimin e vendimit të radhës nga ministria.
Rritja e çmimit vjen në vazhdën e lëvizjeve të fundit në tregun global të derivateve pas konfliktit në Iran. /Telegrafi/
