Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se po vazhdon me intervenimet për riparimin e rrugëve në Miradi të Epërme.
Sipas njoftimit të Komunës, këto punime kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët e kësaj zone.
Komuna ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin për përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të sigurta për të gjithë qytetarët. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

