KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lushaku-Sadriu kërkon llogari nga BE-ja: Kosova u përjashtua nga Forumi i Zgjerimit

Lushaku-Sadriu kërkon llogari nga BE-ja: Kosova u përjashtua nga Forumi i Zgjerimit

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se është miratuar agjenda për seancën e së enjtes, ndërsa pyetjet parlamentare të parashtruara nga deputetët pritet të trajtohen në një seancë të veçantë, e cila potencialisht mund të mbahet të premten.

Ajo ka njoftuar se në mbledhjen e Kryesisë është marrë vendim që pyetjet parlamentare, të cilat janë mbledhur nga një numër i madh deputetësh, të adresohen në një seancë të veçantë.

“Miratuam agjendën për seancën e së enjtes. Njëkohësisht morëm edhe një vendim që pyetjet parlamentare të mbledhura nga shumë deputetë të adresohen në një seancë të veçantë, që potencialisht mund të jetë të premten. Kjo ishte përgjithësisht për Kryesinë”, tha Lushaku-Sadriu.

Ndërkaq, ajo ka bërë të ditur se gjatë ditës është mbajtur edhe një takim në kuadër të Komisionit për Integrime Evropiane, ku është ftuar udhëheqësi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. Sipas saj, gjatë këtij takimi është kërkuar një sqarim zyrtar me shkrim dhe kërkim faljeje nga institucionet e Bashkimit Evropian lidhur me mospjesëmarrjen e Kosovës në Forumin e Zgjerimit.

Lushaku-Sadriu e ka cilësuar këtë situatë si një incident, duke ngritur shqetësime edhe për përfshirjen e një kënge me motive nacionaliste, e cila, sipas saj, është në kundërshtim të plotë me qëndrimet dhe synimet e Bashkimit Evropian.

“Ne kemi ftuar kryesuesin ose udhëheqësin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, nga i cili kemi adresuar një kërkesë të qartë: një sqarim me shkrim dhe kërkimfalje nga institucionet e Bashkimit Evropian për mospjesëmarrjen e Kosovës, institucioneve të Kosovës, në Forumin e Zgjerimit. Një incident në fakt, edhe për mospjesëmarrje, edhe sa i përket këngës me motive nacionaliste, e që është komplet në kundërshtim me qëndrimet dhe synimin e Bashkimit Evropian”, shtoi.

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së ka theksuar se kërkesa e tyre është që sqarimi të vijë nga nivelet më të larta politike të Bashkimit Evropian.

Ajo ka bërë të ditur se i ka adresuar tri kërkesa komisioneres evropiane për Zgjerim, Marta Kos, duke kërkuar shpjegime për mënyrën e përzgjedhjes së këngës, përjashtimin e Kosovës nga Forumi i Zgjerimit, si dhe kriteret e përzgjedhjes së shteteve pjesëmarrëse.

“I kam adresuar tri kërkesa ndaj komisioneres Marta Kos për sqarim, edhe për mënyrën se si është selektuar ajo këngë, por edhe për mospjesëmarrjen e Kosovës, si dhe përzgjedhjen e shteteve në Forumin e Zgjerimit. Kërkojmë që të kemi një sqarim me shkrim nga nivelet më të larta politike”, ka deklaruar Lushaku-Sadriu. /EO

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.