NPL “Kastrioti” në Obiliq ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për pastrimin, rregullimin dhe lyerjen e mureve në disa institucione publike, në kuadër të aktiviteteve të mirëmbajtjes së infrastrukturës publike.
Sipas njoftimit, këto punime po realizohen nga ekipet e e NPL “Kastrioti” me qëllim të krijimit të ambienteve më të pastra, më funksionale dhe më të përshtatshme për nxënësit, qytetarët dhe stafin që i shfrytëzon këto objekte.
Tutje në njoftim, bëhet e ditur se deri më tani punimet janë zhvilluar në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Pandeli Sotiri” në Obiliq të Vjetër, në Institucionin Parashkollor “Rrita Jonë” në Milloshevë, si dhe në objektin e Komunës së Obiliqit, ku është realizuar lyerja e zyrave. /Telegrafi/
